close
Bota

COVID-19: DISA VENDE EVROPIANE LEHTËSOJNË MASAT

4B9B90FC-C620-48E7-89DE-DBC3C7D65306

SHPRESË PËR AMORTIZIMIN E MASAVE SHTRËNGUESE PËR FESTAT E KRISHTLINDJES


Numri I viktimave nga COVID-19 në Evropë sot tejkaloi shifrën prej 400 mijë, por Franca dhe disa pjesë të Evropës sërish hapin dyqanet jo të domosdoshme, pak para fillimit të festave të krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe pas progresit të arritur në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Numri më I madh I viktimave në Evropë është në Britani të Madhe mbi 57 mijë, në Itali mbi 53 mijë dhe në Francë afro 52 mijë.

Shumica e vendeve evropiane shpresojnë se masat e deritashme shtrënguese do të mund të amortizohen gjatë Krishtlindjeve dhe në këtë mënyrë familjet të kenë mundësi pushimi për atë që e gjitha bota shpreson, valën e fundit të masave restriktive deri në fillimin e zbatimit të vaksinave të reja kundër COVID-19.

Në Francë, dyqanet që bëjnë shitjen e të ashtuquajturave, gjërave jo të domosdoshme, hapën dyert e tyre këtë të shtunë, edhe pse baret dhe restoranet mbeten të mbyllura deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Autoritetet shëndetësore në Francë, të premten kishin njoftuar se numri I rasteve të reja me COVID-19, ka rënë në 12.459, krahasuar me javën e kaluar kur ishin regjistruar afro 23 mijë raste të reja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia