close
Bota

COVID-19: EVROPA PËRBALLET ME RRITJE TË RASTEVE

078BE9FB-C9BB-431D-A857-F890E8BA5760

DISA VENDE KANË VENDOSUR MASA SHTRËNGUESE

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Evropa po përballet me rritje drastike të të infektuarve me COVID-19. Disa qeveri evropiane kanë vendosur edhe masa shtrënguese.

Krahina spanjolle Katalonia, ka urdhëruar mbylljen e bareve dhe restoraneve për 15 ditë dhe ka kufizuar hapjen e shitoreve dhe parqeve, në përpjekje për të parandaluar valën e re të COVID-19, kanë njoftuar autoritetet katalonase. Me rreth 900 mijë raste të regjistruara dhe më shumë se 33 mijë viktima, Spanja është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropën Perëndimore.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill, ka njoftuar agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve në këtë shtet.

Bullgaria ka shënuar 785 raste të reja, me cka për të katërtën herë brenda javës thehet rekordi I infektimeve.

Në Republikën Çeke konfirmohen 8.325 raste të reja, që është rritja e dytë ditore nga fillimi I pandemisë. Autoritetet kanë vendosur karantinimin e pjesërishëm triavor, kurse janë mbyllur shkollat, baret dhe klubet.

Autoritetet italiane kanë ndaluar ekskursionet shkollore dhe sportet amatore, mes tyre edhe futbollin nëpër parqe. Janë ndaluar ahengjet private, kurse rekomandohen edhe kufizime të vizitave shtëpiake.

Masa të reja restriktive kanë hyrë në fuqi në Angli, kurse rajoni I Liverpulit është goditur nga masat shtrënguese.

Raportohet se në nivel botëror janë të infektuar 38 milion njerëz, kurse kanë vdekur 1.08 milion persona. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia