close
Vendi

COVID-19: GODITJE EDHE PËR GËZIMET FAMILJARE

image13

Qeveria ende nuk ka një përgjigje të prerë se a do të ketë ose jo dasma këtë verë, ku objektet hotelerike si dhe ato që organizojnë dasma po presin propozimet dhe sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, ku ende nuk ka një dritë jeshile. Siç dihet për shkak të dasmave pëfitojnë një sër biznesesh të cilët janë edhe udhë rilse apo zinxhir të njëra tjetrës. Detajet I sjell kronika e Lindita Aliut.

 

Pandemia me COVID-19 ka ndaluar “Industrinë e dasmave”. Nga masat restriktive pësojnë nga restorant e deri te tregtari më I vogël. Humbjet thuhet se janë marramendëse. Ne nuk jemi dakord që nga fatkeqësia të përfitojmë – u shpreh Qëndrim Zendeli nga Këshilli I Dasmave në Tetovë por ai shton që me anulimin e tyre penalizohet një sector I madh biznesesh të cilat janë zinxhir.

Të goditur janë edhe këngëtarët e grupet muzikore, të cilët duhet të bëjnë një calendar tjetër të dasmave. Vendimet kanë qenë shumë selektive, u shpreh Këngëtari Bajramali Idrizi.

Të pyetur se a duhet ose jo të mbahen dasmat këtë vit, nga agjencitë dekoruese topin e hudhin tek organet kompetente.

Nga ana tjetër qytetarët e anketuar nga Klan M një zëri shprehen kundër realizimit të dasmave.

-Me rregull duhet të ketë, por me ligjet me koronën nuk e di çfarë, nuk e di.

-Nuk duhet të ketë dasma sepse ashtu është situata me virusin, unë mendoj kështu por nuk e di.

-Duhet të ketë dasma por për shkak të kornës është më vështirë.

-Nuk duhet të ketë, për shkak të virusit të gjitha ata që janë caktuar janë anuluar, të mbijetojmë kjo është e rëndësishme.

Kohë më parë Ftesa dashmash, ku me ironi bëhej martesa e Virusit me Koronën,  u bënë publike në Tetovë me qëllim që të ngritet vetëdija nga rreziqet e ahengjeve të mëdha familjare për shkak të situatës shëndetësore në vend. Organizatorët e aksionit thonë se cifte nga Tetova pa respektuar protokollet kanë filluar të organizojnë dasma massive në oborret e tyre ndërsa me këtë aksion duan të paralajmërojnë për cmimin e sjelljes së papërgjegjshme./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia