close
Bota

COVID-19: HARTA E NYT – RAJONI I BALLKANIT VATËR E RE

images (1)

Numri I të prekurve nga koronavirusi në botë I afrohet shifrës 10 milionë. Gjithnjë e mëshumë paraqiten raste të reja, kurse për cdo ditë shënohen më shumë se 100 mijë raste.

Vatra të reja shpërthejnë në të gjithë botën, kurse sipas hartës që rregullisht përditësohet nga gazeta amerikane Njujork Tajms, më së shumti shënohen në Evropë. Sipas hartës, Kroacia së bashku me Malin e Zi janë të shënuar me ngjyrë të kuqe.

Kjo hartë specifike tregon rritjen e rasteve të reja, respektivisht vatrat e reja. Vendet që shënojnë rënie të të prekurve janë evidentuar me ngjyrë të kaltër, me ngjyrë të verdhë shënohen vendet që paraqesin numra stabil të rasteve kurse me të kuqe janë vendet që shënojnë rritje të rasteve me COVID-19. Kroacia është shënuar me ngjyrë të kuqe për shkak se ditëve të kaluara nga zero arriti në rreth 100 infektime brenda një dite.

Deri më tani nga koronavirusi janë të infektuar mbi 978 mijë njerëz në botë – tregojnë të dhënat zyrtare. Nga pasojat e COVID-19 janë shënuar së paku 493 mijë viktima, derisa prania e virusit është regjistruar gati se në të gjitha vendet e botës./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia