close
Bota

COVID-19: MBI 1.2 MILION TË PREKUR

images

Sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins, në botë ka më shumë se 1.2 milion raste të konfirmuara me COVID-19 dhe gati 70 mijë të vdekur. Sic njoftohet, mbi 242 mijë pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Kryeministri britanik Boris Xhonson, I cili është I sëmurë nga koronavirusi, është transferuar në spital për shkak se mjekët kanë shfaqur shqetësime për shëndetin e tij. Kryeministri po merr oksigjen – transmetojnë mediat britanike. Ai është dërguar në spital për shkak se simptomat nuk ishin zhdukur tashmë 10 ditë prej se u vërtetua se është pozitiv.

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Spanjë ka rënë për të katërtën ditë me radhë. Qeveria spanjolle raportoi të hënën se në 24 orët e fundit kanë vdekur 637 persona, krahasuar me 674 viktima të raportuara në 24-orëshin paraprak. Shifra e sotme e viktimave është më e ulëta qysh më 24 mars.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se numri i viktimave në SHBA do të arrijë nivele “të tmerrshme” gjatë dy javëve të ardhshme, por shtoi se numri i njerëzve të infektuar është duke “u nivelizuar”. “Shohim dritë në fund të tunelit”, tha Trump. “Shohim që po ndodhin gjëra të mira”. Të dielën, Nju Jorku, që është epiqendra e shpërthimit të sëmundjes në SHBA, raportoi rënie të numrit të të infektuarve të rinj dhe të viktimave.

Kryekëshilltarja për shëndetësi e qeverisë së Skocisë ka dhënë dorëheqje pasi u zbulua se i ka shkelur këshillat e veta për qytetarët lidhur me masat e kufizimit të lëvizjes gjatë epidemisë së koronavirusit. Më herët, zonja Kaldervud kishte pranuar se gjatë fundjavëve disa herë kishte shkuar në shtëpizën e vet të uikendit në pjesën rurale të vendit, një veprim ky që binte ndesh me këshillat që ajo ua jepte skocezëve – të qëndrojnë në vendbanimet e tyre./Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia