close
Bota

COVID-19: MBI 10 MILION TË INFEKTUAR

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se numri I të prekurve nga koronavirusi, anekënd botës, ka kapërcyer shifrën prej dhjetë milion vetëve. Kina ka vendosur karantinën shtetërore për rreth gjysmë million banorë, në afërsi të Pekinit, në për pjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, ndërkohë që rikthim të masave  shtrënguese e kufizuese paralajmërohet edhe në disa vende evropiane dhe në Britaninë e Madhe.

 Sipas të dhënave të portalit të specializuar Worldometer, numri i të infektuarëve nga tipi i ri i koronavirusit vdekjeprurës, në nive i global, ka mbërritur në mbi dhjetë milion. Agjencia turke e lajmeve Anadolia saktëson se numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nga Covid-19 janë sëmurë mbi dy milion e 577 mijw veta. Në vendin e dytë ndodhet Brazili me  mëse  një million e 284 mijë, i pasuar nga Rusia dhe India me nga mbi gjysmë milion të sëmurë.

Nga koronavirusi që zyrtarisht u tha se u paraqit për herë të parë vitin e kaluar në provincën kineze të Wuhanit, duke u përhapur në mëse 200 vende të rruzullit tokësor, deri tani kanë ndërruar jetë rreth gjysmë milion banorë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia