close
Bota

COVID-19: MBI 41 MILION TË INFEKTUAR NË BOTË

3CCB9901-A7CC-405D-AD62-027D92FF1CE3

Çekia dhe Polonia të Enjten kanë regjistruar shifra rekorde të të prekurve të rinj me COVID-19, kanë publikaur Ministritë e Shëndetësisë së dy vendeve. MSH-ja e Çekisë ka njoftuar se ky vend ka patur 14.968 raste të reja në 24 orët e fundit. Autoritetet e atjseshme kanë vendosur masa më të ashpra për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në Poloni shënohen më shumë se 10.000 infektime brenda ditës. Polonia, nga Marsi,  ka 208.915 raste të konfirmuara dhe 1739 viktima.  

Franca ka kaluar shifrëm prej një million të prekurve, kurse në Gjermani për herë të parë është shënuar rritja ditore prej më shumë se 10.000 infeksioneve të reja, tregojnë të dhënat e Universitetit “Xhon Hopkins” dhe Institutit RKI.

Spanja gjithashtu ka kaluar shifrën prej një million të infektuarve,.

Të dhënat e Institutit “Robert Koh” thonë se numri I rasteve të konfirmuara në Gjermani është rritur për 11.287.

Në Rusi në 24 orët e fundit konfirmohen 15.971 raste të reja me COVID-19, kurse shënohen edhe 290 viktima.

Në Brazil në 24 orët e fundit konfirmohen 24.818 raste, kurse kanë ndërruar jetë 566 persona.

Sipas të dhënave të Universitetit “Xhon Hopkins” numri I të prekurve në botë ka kaluar 41 milion. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia