close
Bota

COVID-19: NGA SONTE KARANTINOHET MADRIDI

FAEFFB02-53DE-4380-B5F2-D5ADD1A5E153

Madridi bëhet kreyqendra e parë evropiane që sërish do të mbyllet. Sonte, 4.8 milionë banorë të kryeqendrës spanjolle dhe 9 komuna përreth nuk do të mund të largohen nga qyteti, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Për shkak të rasteve në rritje, Madridi dhe 9 Komuna përreth do të karantinohen, kurse do të lejohen vetëm udhëtimet për shkak të punës, shkollës, vizitave te mjeku ose furnizimit me gjësende.

Do të shkurtohet edhe orari I bareve dhe kafeterive deri në orën 23.00.

Sipas zyrtarit rajonal të shëndetësisë Enrike Ruiz Eskudero, masat e mbylljes fillojnë të zbatohen nga ora 22.00 sipas kohës lokale.

Madridi me 850 të infektuar në 100.000 banorë llogaritet si vatra kryesore në Evropë – thonë agjencitë e lajmeve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia