close
Top LajmeVendi

COVID-19: NJË VIKTIMË DHE 141 RASTE TË REJA

117402751_2461020830871602_8006682232852347002_o

Nga Ministria e shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 1885 testime, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-39, Kumanovë-10, Shtip-23, Tetovë-8, Strugë-6, Gostivar-13, Kërçovë-18 etj. Sot Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 161 pacientë të shëruar nga: Shkupi-60, Kumanova-7, Struga-15. Ndërsa, ka ndërruar jetë një paciente nga Shkupi (51 vjeç) në kushte spitalore.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 12083, numri i pacientëve të shëruar është 8248, ndërsa i të vdekurve është 529, për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3306. Sipas analizave të kryera epidemiologjike për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:

Shkup 5207, aktive 1157
Kumanovë 1173, aktive 266
Dibër 219, aktive 128
Shtip 988, aktive 34
Prilep 346, aktive 38
Tetovë 1099, aktive 175
Strugë 485, aktive 151
Veles 238, aktive 26
Manastir 169, aktive 76
Ohër 301, aktive 75

Në Klinikën e sëmundjeve infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 5 pacientë. Gjithsejt janë të hospitalizuar 78 pacientë. Në oksigjenoterapi janë 25 pacientë, në ventilim mekanik nuk ka. Në spitalin në Kozle janë të hospitalizuar 13 persona të rritur pozitivë me Covid-19 dhe 4 fëmijë pozitivë, ndërsa 1 pacient është i dyshuar për prani të virusit.

Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, gjithsejt janë të hospitalizuar 86 pacientë. Në aparat respirator janë 6 pacientë. Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 31, ndërsa në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 49 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë të hospitalizuar 127 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia