Covid-19/ Numri i vdekjeve në SHBA kalon 1 milionë

Mbi 83,000 raste me COVID-19 tek fëmijët u raportuan javën e kaluar, shumë më i lartë se 1 vit më parë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kauar 1 milionshin sipas Qendrës për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins. Gjithashtu rastet totale të të infektuarëve e ka kaluar shifrën e 86 milionë. Në total, SHBA ka administruar 589 milionë vaksina kundër COVID-19.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbi 13.6 milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuara kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve.

Mbi 83,000 raste të fëmijëve me COVID-19 u raportuan për javën e kaluar, shumë më i lartë se një vit më parë. Përafërsisht 5.7 milionë raste janë shtuar në vitin 2022, sipas raportit.

Ekziston një nevojë urgjente për të mbledhur më shumë të dhëna specifike për këtë moshë për të vlerësuar ashpërsinë e sëmundjes që lidhet me variantet e reja, si dhe efektet e mundshme afatgjata.

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të nxjerrin vaksinat e COVID-19 për fëmijët deri në gjashtë muaj pas marrjes së miratimit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Vaksina e Moderna-s u vlerësua 50.6% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët 6 muaj deri në 2 vjeç dhe 36.8% efektive tek fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç në një provë klinike me mbi 5000 fëmijë. Nuk dihet ende se sa efektive është vaksina Pfizer/BioNTech në parandalimin e infeksionit tek fëmijët nën moshën 5 vjeç për shkak të numrit të ulët të rasteve simptomatike COVID-19.

Asnjëra nga vaksinat nuk ka ngritur ndonjë çështje serioze të sigurisë në prova. Inflamacioni i zemrës i njohur si miokarditi dhe perikarditi është gjetur të jetë një efekt anësor i rrallë tek të rinjtë. Të dhënat kanë treguar se tek fëmijët më të rritur dhe të rriturit, vaksinat mbrojnë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share