close
Top LajmeVendi

COVID-19: QETËSOHEN INFEKTIMET, SHQETËSUESE SHIFRAT E VIKTIMAVE

1FCCF75B-DD02-4B5C-A912-FDB9AD579A6B

NGA 09 SHTATOR DERI 15 SHTATOR 186 RASTE TË VDEKJEVE


Në Maqedoninë e Veriut shënohet rënie e infektimeve të reja me COVID-19, por shqetëesuese vijon të mbetet numri I lartë I viktimave që shënohen brenda një dite.

Brenda një jave, nga data 9 Shtator, një ditë pas tragjedisë së Tetovës, deri më 15 Shtator në nivel vendi janë shënuar 3.278 raste të reja apo mesatarisht nga 468 infektime në nivel ditor.

Gjatë kësaj periudhe njëjavore 182 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Prej tyre 62 në Shkup, nga 20 në Gostivar dhe Strumicë, 14 në Tetovë dhe më pak në qytete tjera.

Ministri I Shëndetësisë në dorëheqje, Venko Filipçe përmes një postimi në FB, ka njoftuar se në periudhën ardhshme mund të rritet nevoja për hospitalizime, që kërkon një qasje serioze dhe menaxhim për koordinim të suksesshëm. Për momentin virusi ka infektim të zgjeruar dhe ic ka thënë Ministri në orëheqje Venko Filipçe situata po ndiqet me kujdes dhe dhe nëse ka nevojë do të veprohet me masa të reja anti-covid.

Sipas një analize të Institutit për Shëndet Publik të Maqedonisë së Veriut, në mesin e 6.339 viktimave shënohen 31 punonjës të shëndetësisë, shtatë gra shtatzëna dhe pesë pacientë që evidentohen se për të dytën herë janë infektuar me COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia