close
Bota

COVID-19: RAPORTI JAVOR – RRITET NUMRI I TË SHËRUARVE

download

Raporti javor për përhapjen e krizës korona, i publikuar sot, shënon rritje të dukshme të personave të shëruar dhe ulje e numrit të të vdekurve nga Covid-19. Është për t’u shqetësuar fakti se pothuajse gjysma e të infektuarve nuk e dinë si e kanë marrë virusin. Për plotësimin e rezervave të pajisjeve mbrojtëse medicinale sot ka arritur donacion nga armata e Republikës së Kinës në vlerë 250 mijë euro.

Pothuajse çdo ditë në vend arrijnë pako nga vendet mike, të mbushura me pajisje mbrojtëse medicinale për institucionet shëndetësore të cilat me muaj përballen me krizën korona. Dje nga Norvegjia dhe nga SHBA-të, sot nga armata e Republikës së Kinës – pako të mbushura me maska, vizira, veshje dhe mjete të tjera, në vlerë 250 mijë euro, që u janë dorëzuar përfaqësuesve të armatës vendase. Përveç në spitale, këtyre ditëve ky material harxhohet edhe për shkak të zgjedhjeve, vetëm gjatë ditës së djeshme për votim të rreth 700 personave pozitivë dhe në vetëizolim, ekipet mjekësore kanë harxhuar rreth 3500 pajijse të plotë.

“Armata kineze dëshiron të bashkëpunojë me vendet tjera në luftën kundër virusit korona. Donacioni këtë herë erdhi me tren të shpejtë nga Kina në Evropë, që është aktivitet praktik për bashkëpunimin në mes dy armatave. Kjo është mbështetje e sinqertë nga populli kinez për popullin maqedonas në luftën kundër virusit”,tha Xuo.

Në raportin javor për sëmundjen thuhet se nga 6 korriku deri më 12 korrik, prej gjithsejt deri tani të regjistruarve 8000 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 1017. Statistikisht kjo është për 40% më shumë se java nga 29 qershori deri më 5 korrik, ngjajshëm me shkallën që është e njëjtë disa javë me rradhë. Prej pothuajse 10 mijë testeve të kryera vetëm gjatë javës së kaluar, te 1073 pacientë është vërtetuar prania e virusit, që është për 153 raste më shumë se java e kaluar, me shkallë të infeksionit mesatarisht 10,7%.  Të sëmurë ka në 26 qytete ne vend, por numri më i madh i rasteve, më shumë se gjysma, janë në Shkup dhe në Tetovë. Më të prekur janë personat mbi 60 vjeç – 22,8%, por sëmundja nuk i tejkalon të erinjtë në moshë prej 30 deri 39 vjet, me shkallë të infeksionit 20%.

Rënie e lehtë ka në numrin e të personave të hospitalizuar, 114 gjatë javës së kaluar, që është 2% më pak se javën paraprake. Ajo që shqetëson më shumë është se më shumë se gjysma e të infektuarve nuk janë të vetëdijshëm për kontakt me rast të vërtetuar të Covid-19, ndërsa 42% e dinë se janë takuar me person të infektuar. Javën e kaluar 36 pacientë i janë nënshtruar sëmundjes, që është për 10 të vdekur më pak se javën e mëparshme. Rreth 70% e të vdekurve janë persona mbi 60 vjeç, thuhet në raportin javor për epideminë./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia