close
Bota

COVID-19: REKORDE TË HIDHURA

Covid19_2

Agjencitë e lajmeve raportojnë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në Florida dhe Teksas, është shënuar rritje të numrit të të infektuarëve nga koronavirusi, por në të njëjtën kohë është regjistruar edhe ulje e shifrave të rasteve me epilog fatal.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar mbi 43 mijë të infektuar të rinj nga koronavirusi. Sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë, deri të shtunën, numri i të prekurve ka mbërritur në  mbi dy million e 836 mijë, kurse i viktimave  kap shifrën prej 129 mijë e 657 vetave.  Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar Kinën, ku për herë të parë u paraqit virusi, duke u angazhuar që ajo të mbajë përgjegjegjësi për përhapjen e sëmundjes. Deri tani nga COVID-19  janë prekur mbi 11 milion njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mëse 520 mijë. Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili, Rusia dhe India rezultojnë të jenë vendet më të goditura. /Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia