close
Top LajmeVendi

COVID-19: RRITEN KAPACITETET NËPËR SPITALET E VENDIT

filipce

FILIPÇE PARALAJMËRON TESTE MË TË LIRA EDHE NË SPITALET PRIVATE


Autoritetet shëndetësore po i rrisin kapacitetet në të gjitha spitalet e qyteteve më të mëdha, e përgatitje më serioze për valën e re të infektimeve po bëhen në Shkup. Në “Kozle” klinikën infektive për fëmijë, janë dërguar 40 krevate dhe personel nga reparti infektiv. Në spitalin “8 shtatori” po bëhen gati edhe 2 reparte tjera, e 100 krevat të lirë do të shtohen edhe në Strumicë, ku pritet të lëshohet pjesa e re e objektit. Krevatë të lirë ka edhe në Tetovë, po problem kryesor mbetet personeli. Ministria po bën plane që të mobilizojë edhe internistët që kanë ordinanca private, për të ndihmuar në kujdestari, e reparti për sëmundje të veshkave është vënë i tëri në dispozicion Klinikës infektive.
Do të rritet edhe numri i testimeve, e nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet, do të nënshkruhet marrëveshje me spitalet private dhe qytetarët do të mund të testohen për 1850 denarë.
E sa i përket numrit të infektuarve dhe personave që kanë ndërruar jetë, ministri informon se në 85% të rasteve, ata kanë qenë me komorbiditete tjera.

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË


“Një numër i madh i pacientëve janë me komorbiditete tjera, sëmundje të ndryshme kronike nga të cilat janë shëruar kohë të gjatë. Ka edhe një numër bukur serioz të pacientëve që vijnë vonë në spitale, kur edhe sëmundja është në fazë më të rëndë.
Më shumë se 85% të pacientëve janë me sëmundje tjera shtesë.”

Derisa pushteti po tenton ta qetësojë situatën dhe ta vë nën kontrolle, nga opozita vazhdojnë të akuzojnë se nuk po bëhet sa duhet. E akuzat dhe thirrjet e VMRO DPMNE-së për dorëheqje, e kanë acaruar të parin e Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zharko Karaxhovskin.

ZHARKO KARAXHOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR SËMUNDJE NGJITËSE

“Jemi akuzuar se po shitemi për pak para dhe se jemi mafioz. Sepse kjo më preku këtu, unë dhe familja ime, asnjëherë nuk kemi qenë dhe asnjëherë nuk do të jemi  mafioz, të korruptuar dhe nuk shitemi për pak para. Nëse dikush kërkon dorëheqje, duhet ta argumentojë se përse duhet ta bëjmë këtë! Nëse na sjellin anëtarë të rinj, ne jemi të gatshëm ti pranojmë.”


Ai thotë se anëtarë i komisionit ka qenë që nga viti 1994, e nuk është larguar as kur në pushtet kanë qenë partitë tjera. Kërkon që të respektohet puna e kolegëve që janë anëtarë të komisionit, e rikujton se asnjëherë nga ata nuk merr rrogë shtesë për punën që po e bën. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia