close
Bota

COVID-19: VAKSINOHEN MË SHUMË SE 5.500 QYTETARË TË MOSKËS

People in face masks in Moscow

Më shumë se 5500 njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 në klinikat e Moskës, në suaza të testimit të vaksinës pas regjistrimit – ka deklaruar Ministri rus I Shëndetësisë Mihail Murashko – transmetojnë agjencitë ruse të lajmeve.

“Faza e testimit pas regjistrimit është në vazhë e sipër. Më shumë se 5.500 njerëz kanë marrë vaksinat ne Klinikat e Moskës. Gjithcka është duke shkuar sipas rutinës” – ka thënë Murashko në takimin e Presidentit rus Vladimir Putin me anëtarët e qeverisë – transmeton agjencia e lajmeve TASS.

Kjo agjenci njofton se Rusia më 11 Gusht ka regjistruar vaksinën e parë kundër COVID-19. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia