close
Bota

COVID-19: VETËM 11 VENDE NË BOTË I REZISTOJNË VIRUSIT

106369637-1580739181178gettyimages-1197376971

COVID-19 nuk është konfirmuar vetëm në 11 nga gjithsejt 193 vende që janë anëtare të OKB-së, kurse sipas OBSH-së, përvec se në Antarktik, njerëz të infektuar ka në të gjitha kontinentet.

Ishujt Solomone janë vendi I fundit që është regjistruar virusi vdekjeprurës, dhe ky arqipelag në Paqësor është pjesë e Australisë dhe Oqeanisë, kontinenti me më pak të prekur nga koronavirusi.

Vendi më I madh ku zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë rast me COVID-19 është Koreja Veriore, autoritetet e të cilës e karantinuan qytetin Kaesong më 26 Korrik prej se u zbulua një person për të cilin kishte dyshime se është I prekur.

Turkmenistani është vendi I dytë aziatik që nuk ka konfirmuar parni të koronavirusit, edhe pse kufizohet me Iranin, ku janë të regjistruar thuajse gjysmë milioni njerëz.

Vendet tjera ku nuk janë konfirmuar raste me koronavirus gjenden në Oqeani, kurse vendi më I madh është Vanuatu, që ka më pak se 200.000 banorë. Vendi më I vogël është Nauru, që ka vetëm 12.000 banorë.

Lista e vendeve fuqiplota anëtare të OKB-së që nuk kanë konfirmuar COVID-19:

Azija ( 2 ): Koreja Veriore, Turkmenistani

Australia dhe Oqeania ( 9 ): Vanuatu, Kiribati, Ishujt Marshale, Shtetet Federale të Mikronezisë, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu./KlanMacedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia