close
Bota

COVID-19: ZELANDA E RE DY JAVË PA ASNJË RAST

4380

Në Zelandën e Re, vend ky me rreth pesë milion banorë, tash 14 ditë nuk ka raste të reja të koronavirusit. Agjencitë e lajmeve transmetojnë se atje gjithnjë e më shumë po mbisundon optimizmi për normalizimin e jetës.

Deri tani nga paraqitja e pandemisë, në Zelandën e Re janë regjistruar diçka më shumë se një mijë e pesë qind të infektuar nga COVID-19 ndërkohë që numri i rasteve me epilog fatal është 22. E përditshmja britanike The Guardian shkruan se falë masave të ndërmarra, njerëzit në këtë vend kujtojnë se ia kanë hedhur katastrofës. Pasi tash dy javë nuk ka raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, ekspertët thonë se Zelanda e Re do të mundet që qysh javën e ardhshme të deklarojë  edhe zyrtarisht eliminimin e virusit. Rasti i të infektuarit të fundit është evidencuar më 29 prill.’Sipas kërkimeve tona, me një siguri prej 99 për qind ia kemi dalur të eliminojmë virusin. Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar se eliminimi i plotë do të zyrtarizohet sapo të kalojnë 28 ditë nga rasti i fundit pozitiv, që zyrtarisht duhet të ndodhë më 15 qershor,’ – citon gazeta britanike deklaratën e Nick Wilson-it, një specialist i shëndetit publik nga Universiteti i Otagos. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia