close
Top LajmeVendi

COVID-KRIZA: NATO DHURON 60 RESPIRATORË PËR RMV-në

9ADDBFE0-4DB1-4A11-A545-8101AB288218

“DONACIONI PËRFORCON KAPACITETET SHËNDETËSORE TË VENDIT”


Anëtarësimi në NATO nënkupton të kesh ku të mbështetesh, kur ke më së shumti nevojë. Kështu u shpreh Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke faleminderuar Aleancën e NATO-s për donacionin në vlerë prej 1.4 milion eurosh që sot arriti në Shkup. Bëhet fjalë për pajisje mjekësore, 60 makina respiratore, me të cilat i ndihmohet vendit në përballjen e krizës me pandeminë.

 

RADMILLA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES

” Mënyra si ka arritur tregon si funksionon aleanca. Bëhet fjalë për mjete në vlerë prej 1.4 milion euro, që janë donuar nga SHBA-të, janë pjesë e rezervave të NATO-s, pajisje mjeksore, që ndodhen në Itali, arritën këtu me aeroplan të Italisë, që ishin financuar nga Luksenburgu. Kjo nënkupton se disa vende anëtare të NATO-s funksionuan së bashku në korrniza të Aleancës që të donojnë kur më së shumti kishim nevojë”

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti. Ai falënderoi NATO-n për këtë ndihmë, duke theksuar se e njejta do ta përforcojë sistemin shëndetësor të vendit. 

 

VENKO FILIPÇE, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Bëhet fjalë për donacion të makinave respiratore që përdoren për transportim të pacientëve nga një spital në tjetrin nëpërmjet automjeteve të ndihmës së shpejtë, diçka që do ta përoforcojë dukshëm sistemin tonë shëndetësor në këtë segment.”

 

Ministri i jashtëm Bujar Osmani tha se sot po dëshmohet se kurrë nuk do të jemi vetëm.

 

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Më lejoni të faleminderoj Sekretariatin e NATO-s për këtë ndihmë thelbësore për pëmirësimin e kapaciteteve spitalore. Është kjo një kohë me shumë sfida, kur virusi është i përhapur më shumë se kurrë dhe më i rrezikshëm se kurr.”

 

Donacionin me 60 respiratorët e ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fillim të muajit, dhe i njejti vjen nëpërmjet Fondit të Mirëbesimit për përballje me pandeminë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia