close
Sport

COVID-PROTOKOLLET E REJA NDALIN FUTBOLLIN

B0D265AB-CE65-4DC1-B1DF-7F9A0A23CEA9

KLUBET NUK MUND T`U PËRBALLOJNË HARXHIMEVE TË TESTIMEVE


Federata e Futbollit ka publikuar se ndryshimet e protokollit kanë anuluar xhirot e rregullta gjatë fundjavës dhe të njëjtat janë caktuar fundjavën tjetër më 7 dhe 8 Nëntor, me kusht nëse ndryshohen protokollet, vecanërisht në pjesën e testimit të detyrueshëm para cdo ndeshjeje, kurse harxhimet t`I mbulojnë klubet.

Mbetet të shihet nëse për një javë FFM-ja dhe Komisioni për Sëmundje Infektive do të mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për një zgjidhje tjetër, për të vazhduar garat në vend, ose praktikisht futbolli në vend do të hyjë në një “lockdown” të ri, pas numrit në rritje të rasteve me COVID-19, që në praktikë do të thotë se futbolli do të ndalet deri në pranverë. Protokollet e reja, gjithashtu kanë ndaluar edhe zhvillimin e kampionateve edhe të hendbollit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia