close
EkonomiVendi

COVID-PROTOKOLLET: PËR KATËR MUAJ JANË MBYLLUR 20 LOKALE

drzaven-pazaren-inspektorat-480×270

TRE INSPEKTORATE KANË NISUR PËRDORIMIN E SOFTUERIT PËR “KONTROLLE FER”

Në katër muajt e fundit inspektorët kanë mbyllur 20 objekte gastronomike për shkak të mosrespektimit të protokolleve për numër të kufizuar të mysafirëve, distancës në mes tyre dhe posedimin e çertifikatës së vaksinimit. Inspektorati i tregut, i punës dhe ai administrativ kanë filluar të punojnë në mënyrë digjitale, me çka autoritetet shpresojnë se do të shmanget trajtimi selektiv gjatë kontrolleve. 25 inspektoratet tjera do të digjitalizohen gradualisht.

 

Futja në përdorim e softuerit digjital i cili sipas shkallës së deritanishme të rrezikut për shkeljen e ligjeve do t’i udhëzojë së pari inspektorët e tregut, të punës dhe ata administrativë kur dhe ku të kryejnë kontrolle, pritet të sigurojë qasje fer për të gjitha subjektet juridike si dhe ulje të evazionit fiskal.

LUPÇO NIKOLOVSKI, ZV/KRYEMINISTËR

“Inspektori nuk mundet që vetë me bindjen e tij personale të vendosë në cilën formë do ta kryejë kontrollin ose mbikëqyrjen. Vendimin do ta marrë nga softueri cili inspektor ku duhet të shkojë, cili nga niveli i lartë, i mesëm ose i ulët.”

Softueri mbështetet nga një sërë baza të tjera të të dhënave.

 MAGDALENA GRASHKOSKA, KËSHILLI I INSPEKTORËVE

“Inspektorët do të munden lehtë dhe shpejt t’i marrin të gjitha të dhënat nga institucionet tjera shtetërore  që në mënyrë cilësore dhe në kohë ta zbatojnë procedurën inspektoriale. Me këtë presim që të ulet edhe presioni ndaj biznesmenëve  për sigurimin të dhënave të nevojshme.”

Verifikikmi i vlefshmërisë së çertifikatave të vaksinave është ndarë në mes më shumë institucioneve, ndërsa inspektorati i punës për katër muaj ka kryer 1280 kontrolle, gjatë të cilave janë mbyllur 20 kafeteri, për shkak të numrit të lartë të mysafirëve dhe mosmbajtjes së distancës.

ANETA SIMEVSKA, INSPEKTORATI I TREGUT

“Ne nuk kemi kompetencë t’i kontrollojmë personat që hyjnë në objektet gastronomike për atë nëse posedojnë çertifikatë dhe nëse e njëjta është valide. Kompetencën e kanë mbajtësit e rendit dhe u bëj të thirrje të gjithëve ta shfrytëzojnë aplikacionin e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për vlefshmëri të çertifikatës. Në raport me çertifikatat e rrejshme konfirmimi bëhet nga ana e MPB-së.”

Verifikimi i çertifikatave në qendrat tregtare për momentin mbetet përgjegjësi tregtarëve, ndërsa duke gjykuar sipas praktikës nuk respektohet njëlloj çdokund./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia