close
RajoniVendi

Covidi redukton jetëgjatësinë e shqiptarëve

thumbs_b_c_1f5b7362b0033a6f0155e8c53e6c5c8e

Eurostat: Rënia më e madhe në Tiranë dhe Elbasan me 2.8 vite, jugu dhe veriu më pak 

Pandemia e koronavirusit ka prekur jetëgjatësinë e popullsisë në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, maqedonsave dhe shqiptarëve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19.

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se jetëgjatësia e popullsisë e në rajonin e qendrës së Shqipërisë (Tiranë-Elbasan) në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019. Popullsia në këtë rajon të vendit tonë kishte jetëgjatësi 78.9 vite nga 81.6 që kishte në vitin 2019.

Në rajonet e tjera rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë në krahasim me qendrën e vendit. Në veri jetëgjatësia ra me 1.4 vite ndërsa në jug të vendit me 1.2 vite.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%. Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia