close
Sport

CRISTIANO RONALDO “KY VIT ISHTE MË I MIRI I KARRIERËS”

Portugal Estonia Soccer

Cristiano Ronaldo ka thënë se viti i fundit është më i miri në karrierën e tij të deritashme. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin e më pas “Euro 2016” me Portugalinë.

Andaj, Ronaldo thotë se ngjarjet e muajve të fundit e kanë bërë vitin 2016 më të mirin për të.

“Ky sezon ka qenë më i miri në jetën time. Kam fituar titujt më të rëndësishëm me ekipin dhe Kombëtaren, për këtë arsye është i veqantë”, u shpreh ai për mediat spanjolle.

Pikërisht titujt e fituar dhe paraqitjet e tij në dy garat më të rëndësishme, kanë bërë që Ronaldo të shndërrohet në favorit për “Topin e Artë”.

Por, ai ka insistuar se çmimi i futbollistit më të mirë të vitit në botë nuk është brengë e madhe për të. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia