Cristiano Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit te Manchester United

Fundi i sezonit nuk ishte ai i duhuri për Manchester United. “Djajtë e kuq” ngelën jashtë Ligës së Kampionëve të sezonit të ri, pavarësisht se në skuadër kishte një futbollist si Cristiano Ronaldo. Portugezi tregoi një nivel fantastik te skuadra nga “Old Traford”, duke shënuar 24 gola në të gjithë kompeticionet. Rikthimi i 37-vjeçarit në Premier League është mirëpritur shumë nga tifozët, të cilët e kanë votuar Ronaldon për lojtarin më të mirë të vitit të Manchester United.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kjo është hera e katërt që Ronaldo fiton këtë çmim individual, teksa e ka marrë më parë edhe në eksperiencën e parë në gadishull, pikërisht në sezonet 2003-2004, 2006-2007 dhe 2007-2008. 37-vjeçari barazon David de Gea si lojtari i vetëm që ka fituar katër herë këtë çmim. Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e “djajve të kuq” edhe në sezonin e ardhshëm. Tekniku i ri Ten Hag shpreson që cilësitë e portugezit të jenë ato që do bëjnë diferencën në skuadër, që pritet të pësojë shumë ndryshime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share