close
Vendi

ÇULEV: KABLLOJA NGA OTA DERI NË MPB SHKON PËRMES ANA

download (1)

Ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, para dy ditëve është njoftuar se Ligji për ndejkje të komunikimeve nuk zbatohet dhe se edne ka mundësi teknike për përgjim të paligjshëm. Për këtë arsye publikisht u bëri thirrje kryeministrit teknik Oliver Spasovski, drejtorëve të agjencive të formuara të sigurisë OTA dhe ANA, organeve mbikëqyrëse dhe prokurorisë – të përgjigjen pse nuk ndiqen rekomandimet e Rajnhard Pribe.

“Në kundërshtim me ligjin, kablloja optike në vend që të shkojë drejtpërdrejt në MPB, është lënë që shkojë në OTA, përmes Agjencisë për siguri kombëtare, pastaj përsëri deri te MPB-ja. Do të thotë në këtë mënyrë unë nuk e di dhe nuk pohoj se ANA kryen ndjekje të paligjshme të komunikimeve. Megjithatë në kundërshtim me ligjin mbetet mundësia teknike”,, tha Çulev.

Sipas ministrit Çulev kjo paraqet shkelje “frapante” të Ligjit për ndejkje të komunikimeve, i miratuar në vitin 2018, i rekomanduar nga eksperti evropian Rajnhard Pribe, pas aferës së madhe me përgjimin e mijëra bisedave telefonike në kohën kur në pushtet ishte opozitarja VMRO-DPMNE. Për këtë arsye, Çulev publikisht kërkoi përgjigje nga paraardhësi i tij, tani kryeministri teknik Oliver Spasovski, nga të gjitha organet mbikëqyrëse dhe agjencitë relevante, por edhe veprim nga Prokuroria Publike.

“Kemi Agjenci operative teknike, pa të cilën nuk ka qasje në operatorët e telekomit në shtet dhe për këtë arsye është bërë kjo reformë. Agjencia për siguri kombëtare ka të drejtë për ndjekjen e komunikimeve, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe krimi, ndërsa procedurat hetimore i udhëheqin organet që janë kompetente për udhëheqjen e proceduarave hetimore, kjo është Byroja për siguri publike, këtu është Drejoria e Doganave, këtu është Policia financiare. Kështu që siç është rregulluar në ligj ashtu edhe të duhet të zhvilohen të gjitha procedurat dhe të gjitha hetimet”,tha Spasovski.

Akuzat nga ministri Çulev vinë vetëm një javë pasi zëvëndësja e tij, Slavjanka Petrovska, ka zbardhur se lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka bërë presion në njësinë për kontroll të brendshëm në MPB, në lidhje me dyshimet se ai i ka shkelur restriksionet për lëvizje gjatë kohës së krizës korona. Mickoski në lidhje më këtë deklaroi.

“Duke qenë se mendoj se kam qenë i ndjekur, i përgjuar, i motivoj ta publikojnë bisedën dhe opinioni në Maqedoni ta dëgjojë të vërtetën”, tha Mickovski.

Përgjimi i mijëra bisedave telefonike në Maqedoninë e Veriut para disa viteve shkaktoi krizë serioze politike dhe ndryshim të qeverisë. Prej atëherë u ndryshua ligji dhe u formuan agjenci të reja të sigurisë, por dyshimet për inçizim të fshehtë edhe më tej ekzistojnë dhe si duket nuk janë tejkaluar. /KlanMacedonia

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia