close
KultureVendi

ÇUN LAJÇI MBAN PREMTIMIN, SJELL LIBRAT NË SHKUP

FB_IMG_1601313532673

“Pse s’po kom buk me hongër.. joo. Por……”

Kështu fillon tregimi i aktorit dhe shkrimtarit të madh shqiptar Çun Lajçi, i cili për të qenë më afër lexuesve të vet dhe për ta plotësuar besën që i ka dhënë vetes, do të vizitojë të gjitha qytetet me shumicë shqiptare për të promovuar titujt “Bastardi”, “Pergamenë e djegur”dhe “Kur fryejnë ernat”. Këto tre tituj, nuk e patën fatin e 10 titujve të tjerë, të cilët Lajçi I promovoi në bibliotekën kombëtare dhe shkak për këtë ishte situata me KOVID 19. Megjithatë kjo nuk e pengoi Lajçin, I cili duke e quajtur veten “kopil me plis në kokë”, të gjithëve po ua dërgon “bastardët” nëpër rrugë, dhe kjo është mënyra e tij, të jetë rrugëve dhe të jetë gjithmonë në afërsi të heronjëve, e sa më afër artdashësve.

“S’kam dashur t’i lë jetimë romanin “Bastardët” edhe “Programin e djegur”, të dyjat janë të këtij viti dhe e kam gjetë mënyrën time, e kam quajtur veten ‘kopil’me plisin në kokë. Madje në Shkodër kur isha thash dilni, dilni, se ka ardhur ai kopili me plisin në kokë, ua ka pru bastardët, thash po dal rrugëve, nashtë, s`ka dert. Por, shkoj te heronjtë, se nëse më shan mua, e ke sha heroin lart.. E ky këtu ka luftu për një Arbëri, për një atdhe… E ky poshtë tij, megjithatë 50 vite e ka argëtu një shtet që tani e quajmë Kosovë. Me një teatër, me 200 role, e 30 filma kombëtarë e ndërkombëtarë. Tash me 11 tituj veprash…”

Ftesa për të ardhur në Shkup ishte që para dy muajsh tha ai, por vonë e ka kuptuar se nuk nevojitet testi për KOVID 19, prandaj ka vendosur që sot të vendoset në Shkup. I pozicionuar në afërsi të përmendores së “Skenderbeut” Lajçi me dëshpërim të thellë tha se është i paktë numri i atyre që vijnë për të blerë librat e tij. Librin e Çunit tha ai, në masë më të madhe e bleu vetëm Tirana, ndërsa në vendet tjera interesimi ishte shumë më i ulët.

“Vendosa të vijë sot, me ua plotësu dëshirën vërtetë ndoshta shumë të paktëve që do të vijnë mi marrë librat, por i kam dhënë vetës besë, nuk do të ketë qytet, ku ka shumicë shqiptare, për pa e çu edhe unë librat e mi dhe Çunin aty. Pra me çu artin tim atje dhe jo mem ardh mu artdashësit e mi te shpija, se s’ka birë nane që t’vjen sot me të trokit në derë edhe Adem Jashari me bo mu ngjallë prej vorrit, nuk vjen mo kush në Prekaz me I trokit në derë. Deri këtu ka degradu ky vëllau im shqiptarë.”

E pyetëm nëse Tirana ndjehet e kompletuar pa Shkupin e Prishtinën, e ai na tha se Tirana është e kompletuar në mënyrën e vet, por e ndjen mungesën e dy krahëve të vet. Përmbylli me “Sa të jetojë ‘Lahuta e Malësisë’ e Gjergj Fishtës, trojet do të jetojnë të ndara në këtë mënyrë.”/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia