close
Rajoni

DAÇIQ: IDEJA E NDARJES – ‘AD ACTA’

Screenshot_7

‘Prishtina nuk e kupton’ mini – shengenin


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se me gjithë presionet, Beogradi zyrtar nuk ka për të pranuar njohjen e Kosovës. Duke folur për median serbe, Daçiq ka akuzuar Prishtinën zyrtare se nuk e kupton thelbin e mini-shengenit që, sipas tij nënkupton heqjen e kufijve. Sa u përket zënkave politike, shqiptarët, ka thënë ai, janë të ngjashëm me serbët.

Kryediplomati serb që është me origjinë nga Kosova, në paraqitjen e tij, këtë të enjte, ka dëshmuar se, për dallim nga bashkëkombasit e vet, i shqipton mirë emrat e politikanëve shqiptarë. Ai, në të njëjtën kohë, ka lënë të kuptohet se s’ka vazhdim të dialogut, pa heqjen e tarifave doganore për produktet serbe, dhe se Beogradi s’ka për ta njohur pavarësinë e në të njëjtën kohë nuk do të heqë dorë nga fushata për çnjohjen.

‘Lëshimi më i madh që mund të ofrojë Serbia është që të arrihet, që të kërkohet kompromisi. Nëse dikush mendon se tani Serbia, nën presion, ka për të pranuar pavarësinë e Kosovës, mendoj se kjo është absolutisht joreale.’- deklaroi Kryediplomati serb.

Ivica Daçiq, ka konfirmuar ekzistimin e idesë për ndarje, porse ka qenë Gjermania, para së gjithash, ajo që e bëri çështjen të jetë ‘ad acta’.

‘Ekzistonte frika që kjo të mos shtrihet në Maqedoninë e Veriut, të mos shtrihet në Bosnjë-Hercegovinë,’– tha kryediplomati serb duke afirmuar qëndrimin e tij për një zgjidhje e cila do të ishte, sikurse tha ‘më pak e keqe për të gjithë’. Ministri i Jashtëm serb e ka cilësuar kryeministrin Kosovar Albin Kurti, si më ekstremist se presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri Haradinaj për shkak se, sikurse u shpreh ai, ka objektiv të qartë – Shqipërinë e madhe:

‘Ai është vetëm kryetar i përkohshëm i Qeverisë së Kosovës’ – tha Daçiq duke komentuar zënkat e Kurtit në Tiranë, po edhe në Prishtinë e duke shtuar se për këto shqiptarët dhe serbët janë të ngjashëm! Ja komenti i tij për përplasjen Rama-Kurti mes ‘makro-shengenit’ dhe ‘mini –shengenit’: ‘A i konvenon Shqipërisë më shumë mini-shengeni ose, si të them, fshirja e kufirit me Kosovën? Ata e bëjnë edhe njërën edhe tjetrën, por kur e bëjnë këtë me Kosovën, ndeshen me dënime, kur e bëjnë mini-shengenin – të gjithë e lavdërojnë këtë, ndërsa mini-shengeni në thelb nënkupton fshirjen e kufijve. Dhe këta nga Prishtina nuk e kuptojnë këtë,’ –tha Ivica Daçiq për televizionin proqeveritar TV Happy.  /Seladin Xhezairi/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia