close
Top LajmeVendi

DAKORDOHET SHUMICA E RE PARLAMENTARE – VMRO-DPMNE, ASH, AAA, BESA, “LEVICA”

252472656_1999332243575558_5981039351013240192_n

Kemi shumicë të re parlamentare. Kështu thuhet në postimin në Facebook të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke shpërndarë fotografi me krerët e Alternativës, “Levicës” dhe Besës.

“E ardhmja e re vjen, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen bashkë do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare” – ka shkruar Mickoski në Facebook.

Një situatë të këtillë e ka konfirmuar edhe Areb Taravari nga ASH-ja, poashtu në Facebook.

Taravari duke shpërndarë një video të KlanMacedonia ka shkruajtur shkurt në tri gjuhë, shqip, maqedonisht e turqisht;

Shumicë e Re!

T’fala nga Taravari!

Një epilog I këtillë vjen pasi Besa vendosi ta braktis Qeverinë, pas vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotim në Zhelinë pas ankesve të BDI-së./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia