close
Bota

DALLAS: IDENTIFIKOHET SULMUESI – QYTETI SHËRON PLAGËT

3

Është identifikuar personi që vrau pesë dhe plagosi shtatë policë. Bëhet fjalë për një ish-ushtar amerikan që ka shërbyer në Afganistan. Qyteti i njohur sipas vrasjes së presidentit Kenedi, shpreson për një të ardhme më të mirë.

Qyteti i njohur sipas vrasjes së presidentit Kenedi shpresonte se e kaluara e dhunshme i takon të shkuarës. Por, ndodhi një tmerr tjetër. Një protestë e qetë kundër dhunës policore dhe me rastin e vrasjes së dy amerikanëve me ngjyrë, në Luizianë dhe Minesotë, ishte kah fundi dhe papritmas u dëgjuan të shëtna kurse qindra njerëz vrapuan për të gjetur strehë. Pesë policë u vranë dhe shtatë u plagosën. U plagosën edhe dy civilë. Një grua u godit në këmbë.

Fliste se lutej për familjet e policëve që humbën jetën gjatë protestave. Çdo gjë ishte qetë, nuk e kuptoj pse ndodhi kështu.”

Policia rrethoi sulmuesin dhe tentoi që të negociojë.Ka thënë se ka vepruar i vetëm.

“Ka thënë se ka qenë i indinjuar për shkak të vrasjeve të paradokohshme që i shkakoi policia. Ishte i indinjuar me të bardhët, dëshironte t’i vriste ato, në veçanti policët”

Nga frika se mund të kishte më shumë viktima policia vrau të dyshuarin me mjet shpërthyes. Sulmuesi u identifikua si 25 vjeçari Mikah Xhonson. Në samitin e NATO-s në Vrashavë presidenti Barak Obama u shprehu mirënjohje policisë duke theksuar se në SHBA, është shumë e thjeshtë të arrihet deri tek arma…

“Kjo na përkujton viktimat që njerëzit i shkaktojnë për shkak tonin. Gjithashtu e dijmë se armatimi në duart e popullit rezulton me sulme vdekjeprurëse dhe tragjike “

Gjithandej Dallasit mund të shihen simbole të vogla të përkrahjes për policinë. Njerëzit ishin tubuar në Sheshin e Pavarësisë për të nderuar viktimat dhe për të shpresuar për një të nesërme më të mirë. Kjo grua ka ardhur nga Nju Jorku për t’ju bashkuar këtij tubimi.

“Kur i pashë lajmet nuk mund të flija. Kur kuptova se do të ketë një tubim të përkrahjes, vendosa të vij”

Në këtë tubim takuam edhe një police që tashmë shtatë vite është duke e punuar këtë punë.

“Kjo është pjesë përbërëse e punës sonë. Nuk e dijmë se a do të kthehemi të gjallë në shtëpi apo jo. Detyra jonë është tu shërbejmë qytetarëve

Një kohë të gjatë janë shpeshtuar thirrjet rreth mënyrave se si policia e kryen punën. Në ndërtimin e besimit. Banorët e qytetit që kanë një kujtim të keq historik, shpresojnë që kjo ngjarje e shëmtuar do të prodhojë diçka të mirë. /TvArt&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia