close
Bota

DALLAS VRITEN 5 POLICË, ARRESTOHEN TRE TË DYSHUAR

vriten-policet5
Pesë oficerë të policë janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me snajperë, gjatë protestës kundër dy vrasjeve aktuale të personave zezakë nga policia, kanë thënë autoritetet e Shteteve të Bashkuara.Policia në Dallas tha se së paku dy snajperistë kanë shtënë “në stilin e pritës” kundër oficerëve mbrëmë vonë.
Tre të dyshuar janë të arrestuar, ndërsa i katërti kishte shkëmbyer të shtëna me pjesëtarët e rendit në një vend parkimi në qendër të qytetit, tha sot herët në mëngjes, shefi i policisë së Dallasit, David Broën. Këto të shtëna kanë ndodhur derisa në disa qytete amerikane mbrëmë janë mbajtur protesta, që kryesisht ishin paqësore. /Agjencitë/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia