close
Bota

DALLIME NË MBAJTJEN E MASKAVE KUNDËR COVID-19

602x338_cmsv2_8ab3ce8e-6cd2-5dc2-9d98-c7abfcff866f-4815446

Në vend çdo ditë disa qindra banorë janë dënuar për shkak të mosmbajtjes së maskës në fytyrë në vende me frekuencë më të madhe dhe në hapësira të mbyllura, siç parashikojnë protokollet shëndetësore për mposhtjen e virusit korona. Por në botë raporti me maskat është i ndryshëm – si në Britani të Madhe, Francë dhe në vende të tjera – deri i padobishëm – siç vlerësojnë autoritetet në Holandë, vend i cili që në fillim të krizës ka qasje alternative ndaj pandemisë. Në Uashington, mbajtja e maskës u bë e obligueshme për anëtarët dhe të punësuarit në Senatin amerikan.

Zonjw, nw pwrputhje me veshjen, por me maskë nën mjekër, çiklisti me mundësi edhe për të pirë duhan, shitësit në treg të rregullt, por njerëzit që pushojnë në ulëse jo plotësisht. Disa të tjerë e shfrytëzojnë edhe si facoletë për kafe. Maskat për fytyrën si mbrojtje nga përhapja e virusit korona u bënë send që nuk duhet të harrohet në shtëpi – të paktën këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në disa vende në Evropë. Dënimi për mosmbajtjen e maskës është 20 euro, ose nëse e paguani në 8 ditët e para – 10 euro.

Mbajtja e maskës në fytyrë nga 24 korriku u bë e obligueshme edhe në Britaninë e Madhe dhe vlen në dyqane, qendrat tregtare, banka, posta, hapësirën e brendshme të ndërtesave, në autobusë, trena, në hekurudhën nëntokësore dhe në aeroporte. Ata që nuk do të mbajnë do të përballen me dënim deri në 100 stërlina ose gjysma e kësaj shume në qoftë se e paguajnë në afat prej dy javësh.

“Në dyqane është shumë e rëndësishme të mbahet maskë, atje jeni të rrethuar nga njerëzit, dëshironi të mbroni veten,por edhe të tjerët. Po, njerëzit duhet të mbajnë maska në fytyrë.”

Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbajtja e maskës ishte çështje dëshire deri vonë, tani është kthyer në urdhër për të gjithë të punësuarit në Senatin në Uashington.

“Kjo duhej të bëhet e obligueshme prej moti, senatoërt të obliguar për kontroll të sëmundjes kanë rekomanduar mbajtjen e maskës, por nuk e kërkojnë këtë edhe nga presidenti, ndërsa presidenti duhet të jetë shembull, burri i vërtetë mban maskë.”

Në SHBA ku deri tani mbi 155 mijë persona humbën jetën nga Covid-19, senatori Berni Sanders, nga Vermonti, këtyre ditëve ka miratuar ligj me të cilin nga administrata kërkon të dërgojë nga tri maska të cilësisë së lartë për çdo banor të SHBA-ve. Për dallim nga amerikanët, autoritetet në Holandë kanë qëndrim tjetër, nuk do të rekomandojnë mbajtjen e maskave, duke pohuar se dobia e tyre nuk është vërtetuar. Vendimi erdhi pas takimit të përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre shëndetësorë në Hagë gjatë kësaj jave, krahas faktit që numri i të infektuarve të rinj me Covid-19 në vend vetëm për një javë është rritur për një të tretën, duke arritur shifrën prej 54 mijë persona./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia