close
Vendi

DAMJAN MANÇEVSKI TËRHIQET NGA POLITIKA

211EB7E0-9281-4A01-8700-C56205F461A1

Ish-Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski tërhiqet nga politika dhe I përkushtohet sektorit privat. Lajmin ai vetë e ka publikuar në Facebook. Mançevski I cili në Zgjedhjet Parlamentare ishte zgjedhur Deputet në Kuvend, muajin e kaluar dha dorëheqje, kurse sot publikoi se dorëhiqet edhe nga funksionet Nënkryetar dhe Anëtar I Këshillit Qendror të LSDM-së, për shkak të angazhimit në sektorin privat.

“Vendosa ta braktis politikën në momentin kur ndoshta më së paku pritej. Pas fitores dhe mandatit të ri. Megjithatë, vendosa t`I kthehem profesionit edhe në sektorin privat. Hyj në një betejë të re. Koha është për sfida të reja” – ka shkruar Mançevski në Facebook.

Ai ka thënë se ky vendim nuk ka lidhje me situatën politike.

“Vendimi është personal. Kisha një oferët të jashtëzakonshme për angazhim të radhës politik, për cka jamë shumë falënderues, por megjithatë vendosa për këtë hap. Mbetem në vend, për ta ndarë fatin dhe luftën për jetë më të mirë” – ka shkruar Mançevski në Facebook. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia