close
Top LajmeVendi

DAMJANOVSKA: SHTETI TË INVESTOJË NË PTHP-në, AQ SA NË PSP-në

Screenshot_2

Në Prokurorinë Publike nuk ka mjaftueshëm prokurorë


Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber Damjanovska në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, ka theksuar se në Prokurorinë Publike në Maqedoni nuk ka mjaftueshëm prokurorë të cilët do të luftonin kundër krimit, sepse shteti nuk i nxit.

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber Damjanovska në intervistë për Radio Evropën e Lirë njofton se vendi ka ligje dhe përkufizime, të cilat duhet të zbatohen. Ajo shton se çështja dhe dallimi qëndron mu në praktikat e zbatimit dhe bashkëpunimeve profesionale.

“Nuk e di sa do të ishte motivuese që njerëzit të donin të punonin në Prokurori, nuk e di se nëse Prokuroria ka dhënë mundësi dhe ka hapur konkurse që njerëzit të punojnë. Tash për tash kemi problem edhe me mungesën e bashkëpunëtorëve profesional. Ja nëse them edhe për prokurorët se duhet të humbin kohë dhe të kalojnë një proces edukativ në Akademi, bashkëpunëtorët profesional mund të pranohen me konkurs, nuk varen nga Akademija, kështu edhe kjo do të mund të bëhej në një të afërme të afërt.” deklaroi Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, Natasha Gaber Damjanovska.

Duke folur për resurset e Prokurorisë, drejtoresha e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska vlerësoi se edhe Prokuroria e rregullt duhet të ketë trajtim të barabartë sikurse Prokuroria Speciale Publike.

“Sigurisht se janë dhe resurset, ashtu si për shembull sikur Prokuroria Speciale Publike i kishte në fillim, nuk kanë qenë të tilla edhe në prokurori të tjera. Ndoshta këtu do të duhej të fuqizohen kapacitetet, shteti më shumë të investojë në struktura të prokurorisë të tjera, që t’u ndihmojë në funksionimin dhe kryerjen e punës së tyre dhe kjo është çështje e politikës, e cila mendoj se duhet të jetë më dinamike, vetëm duhet të ketë vullnet”, tha Gaber Damjanovska.

Damjanovska ka shtuar se aplikimi i dispozitave ligjore për të gjithë qytetarët duhet të jetë i barabartë, nuk duhet të ekzistojnë kategori të privilegjuara të qytetarëve për të cilët vlejnë ligjet e për disa të tjerë nuk zbatohen plotësisht ose nuk aplikohen ligjet aspak. Ajo thotë se nuk duhet të ketë privilegje për një grup njerëzish të cilët kanë pozita dhe e përdorin këtë forcë për të përfituar nga e gjithë kjo. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia