close
Bota

DANIMARKË: HIQEN MASAT ANTI-COVID, KTHEHET JETA PARA PANDEMISË

0E2E1FB6-E9AD-4CCA-B1B0-D588A2807305

Danimarka sot ka shfuqizuar të gjitha masat anti-covid, duke u bërë vendi i parë i BE-së i cili tërësisht i kthehet jetës para pandemisë.

“Vaksinimi dhe përpjekjet e fuqishme të qytetarëve danez janë baza që sot jemi në këtë situatë të mirë” – ka deklaruar Ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Hojnike.

Autoritetet shëndetësore të Danimarkës në Gusht kishin miratuar shfuqizimin e të gjitha masave, prej se ishte konstatuar se virusi tashmë nuk është një kërcënim serioz për shoqërinë, pas vaksinimit dhe shkallës së ulët të infektimeve serioze dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19.

Certifikata COVID tashmë nuk do të jetë e nevojshme për të hyrë në restorane, qendra sportive dhe klube të natës, kurse fëmijtë automatikisht nuk do të dërgohen në shtëpi nëse kanë patur kontakte të afërta me perona të infektuar. Vetëm ata që janë të infektuar do të duhet të karantinohen. Shkollat janë të hapura, kurse njerëzit mund t`u kthehen zyrave të punës. Danimarak qysh më 13 Gusht kishte shfuqizuar masën e mbajtjes së maskës në transportin public.

Thuajse 3/4 e të rriturve tërësisht janë të vaksinuar. Ekspertët vlerësojnë se niveli i lartë i besimi  shoqëri ka patur rol të rëndësishëm në rrëfimin e suksesshëm danez.

“Nëse keni nivel të ulët të besimit tek autoritetet dhe tek njerëzit tjerë, atëherë duhen masa të ashpra për t`u përballur me COVID-19” – thotë Gert Tingford – Profesor i Politikës në Universitetin e Arhusit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia