close
Top LajmeVendi

DAP: KALLËZIME PËR FIRMAT E AFËRTA ME BOKI 13

borxhlinjt-euml-n-euml-lsquo-list-euml-n-e-zez-euml-rsquo-t-euml-dap-it_hd-780×439

Boki 13 ka refuzuar t’i marrë proces-verbalet nga DAP


Drejtoria e të ardhurave publike i akuzon për evazion tatimor me shumë më të madhe se 20 milionë denarë, Lidhjen Ndërkombëtare të Boki 13, Tomato Produkcija dhe BMJ Grup. DAP gjatë ditës së djeshme në njësinë e paraburgimit ia ka dërguar raportin Bojan Jovanovskit, por ai ka refuzuar ta nënshkruajë. Në brifingun e sotëm me gazetarë drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska njoftoi se një person jo shumë i njohur për opinionin e Maqedonisë është paraqitur për t’i marrë firmat dhe borxhet e tyre.

Kundër Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit-Boki 13, “Tomato produkcija”, ku ka qenë i vendosur “1TV” dhe kundër pronares së firmës “BMJ grup” do të ngrihen kallëzime penale, informoi sot drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska. Lukarevska njoftoi se bëhet fjalë për evazion me shumë më të madhe se 20 milionë denarë.

“Vlerësimi i përafërt i evazionit tatimor ku janë konstatuar parregullësi është milionësh, bëhet fjalë për më shumë se 20 milionë denarë tatim i fshehur. Pas kontrolleve të kryera është shkruar proces-verbal dhe i njëjti i është dërguar Bojan Jovanovskit-Boki 13, i cili ka refuzuzar ta pranojë, sepse ka dhënë dorëheqje nga funksioni Kryetar i Lidhjes Ndërkombëtare.” – thas Sanja Lukarevska, Drejtoreshë e Dap-it.

Derisa është në paraburgim, 1TV ia ka faturuar Bojan Jovanovskit mobiljet të cilat ai i ka porositur për televizionin, gjatë inspektimit të kryer mobiljet kanë qenë jashtë televizionit.

“Bëhet fjalë për një tavolinë ngrënie, kuzhinë, krevat, televizor. Me këtë veprim, 1TV këto mobilje ia shet Bojan Jovanovskit dhe ai është i obliguar t’i paguajë. Arsyeja për të cilën është bërë faturimi derisa ai është në paraburgim për ne është e panjohur.” –theksojnë nga DAP-i.

Për televizionin 1TV DAP nuk do të ngrejë kallëzim penal sepse sipas kontrolleve të tyre nuk ka pasur bazë për evazion tatimor. DAP informon se po bën kontrollë edhe në një firmë tjetër, e cila ka qenë e lidhur me këto tri firma. Gjithashtu njoftoi se një person jo shumë i njohur në opinionin e Maqedonisë është paraqitur për t’i marrë firmat dhe borxhet e tyre. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia