close
EkonomiVendi

DAP: MASA NDAJ KEQPËRDORUESVE TW NDIHMËS NGA SHTETI

g_ujp-nova1

Rreth 700 kompani në vend nuk ua kanë dhënë pagat punëtorëve, ndërsa paratë që i kanë marrë nga qeveria si ndihmë për dalje nga kriza e shkaktuar nga Covid-19 me siguri kanë përfunduar në xhepat e tyre. Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike Sanja Lukarevska u bëri thirrje të njëjtëve t’i kthejnë paratë, në qoftë se nuk e bëjnë këtë është paralajmëruar pagesë e detyrueshme. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut kërkojnë që punëdhënësit që e kanë shkelur dekretin të përgjigjen penalisht.

Janë marrë të gjitha masat, së pari vërejtje për punëdhënësit që nuk ua kanë dhënë pagat punëtorëve, pastaj do të ketë pagesa të detyrueshme në përputhje me ligjin për shkelje. Këtë e paralajmëroi drejtoresha e DAP-it Sanja Lukarevska pas zbulimit të keqpërdorimeve të ndihmës shtetërore për punëtorët nga ana e qeverisë.

“Jemi në koordinim me Inspektoratin shtetëror të punës, me të cilët duhet të zbatojmë procedura të posaçme që të kthehen mjetet, ka edhe procedurë për pagesë të detyrueshme dhe gjoba në pajtueshmëri me ligjin për procedurë të shkeljes, sepse bëhet fjalë për dëmtimin e buxhetit dhe keqpërdorim të masës për ndihmë të punëtorëve, jo të punëdhënësve”, tha Lukarevska.

Nga Drejtoria e të ardhurave publike sot shprehin bindjen se janë marrë të gjitha masat, ndërsa vendimin për zbatimin e tyre duhet ta marrë Sekretariati i përgjithshëm në qeveri.

Pas sjelljes së këtillë skandaloze të rreth 700 punëdhënësve është prononcuar edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, i cili në intervistë në brifingun e mëngjesit kërkoi përgjegjësi penale për punëdhënësit që i kanë keqpërdorur paratë.

“Dikush duhet të përgjigjet penalisht dhe të përfundojë pas hekurave. Kemi bërë thirrje në lidhje më këtë në Drejtorinë e të ardhurave publike, prej ku reaguan në afat shumë të shpejtë. Kompanitë janë lokalizuar dhe në përputhje me ligjin, së bashku me Inspektoratin shtetëror të punës, do të ketë gjoba për pagesë të parave që i kanë borxh, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet të përgjigjen penalisht”,tha Dimovski.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut kërkojnë që kompanitë menjëherë t’ua kthejnë paratë punëtorëve. Drejtoria e të ardhurave publike ka zbuluar se 700 kompani nuk kanë paguar pagë minimale prej 14.500 denarëve, ndërsa rreth 50% vullnetarisht e kanë ulur pagën minimale dhe kanë paguar më pak. Për momentin vazhdon afati për pagesën e mjeteve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia