close
Happy DaySport

DARDAN DEHARI: SYNOJ NORMËN OLIMPIKE “PEKING 2022”

A7235DAC-F08A-4572-8742-C0E9C06A1203

“UNIVERSIADA MBARËSHQIPTARE DUHET TË MBAHET”


 Suksesi i shkëlqyeshëm në Kampionatin Botëror të skijimit në Cortina D’Amppezzo në Itali, ku u plasua i 31-të plasmanin e përgjithshme  ka inkurajuar skiatorin më të mirë të Maqedonisë, Dardan Deharin që të jetë pjesëmarrës edhe në garat e radhës që pritet të zhvillohen deri në fund të Marsit kur përfundon sezoni i skijimit. Pretendimi i tij është norma pë Lojërat Olimpike Dimërore “Peking 2022”.

Skiatori tetovar Dardan Dehari vitin e kaluar paralajmëroi se do të largohet nga skijimi aktiv, mirëpo i vetëdijshëm për nivelin e cilësisë së skijimit në vend, vendosi që të rikthehet në kombëtare gjë që rezultoi mjaft  me sukses.

DARDAN DEHARI – SKIATORË  

Mungesa e kualitetit të skiatorëve në reprezentacionin e Maqedonisë më bëri që të rikthehem përsëri dhe mundohem të jap maksimumin tim. Ndoshta jo i përgatitur mirë fizikisht, por eksperienca e mjaftueshme bëri që në këtë kampionat mos të kem stresin garues të them dhe rezultati ja që erdhi sikur pa pritur. Mirëpo ne për atë garojmë

Dardan Dehari pas suksesit në Kampionatin Botëror të Skijimit, synon që të sigurojë normën  për Lojërat Olimpike Dimërore “Peking 2022” kurse më pas  ti thotë lamtumirë skijimi aktiv.

DARDAN DEHARI – SKIATOR   

Mendoj që të rikthehem shkaku se ka një arsye shumë të veçantë. Vitin e ardhshëm janë Lojërat Olimpike Dimërore në Kinë dhe  do të mundohem që të bëjë pikë sa më të mira t`i  afrohem normës apo të arrij normën si  skiator më i mirë i Maqedonisë dhe të përfaqësoj Maqedoninë në Lojërat Olimpike Dimërore

Sa i përket Universiadës Dimërore të skijimit që vitet e fundit  nuk organizohen për shkaqe të panjohura, Dehari megjithatë shpreson  se  ato  sërish duhet të vazhdojnë .Të gjitha Universitet mbarëshqiptare grumbulloheshin në një vend dhe ndanin eksperiencat e tyre  dhe garonin mes vete – ka thënë në emisionin e mëngjesit “Happy Day” në Klan Maqedoni, skiatori shqiptar Dardan Dehari.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia