close
Top LajmeVendi

DASH-BE: TË NISIN PA VONESA NEGOCIATAT ME SHKUPIN DHE TIRANËN

dash

RAJONI I BALLKANIT PERËNDIMOR I TAKON BE-së

Përmes një deklarate të përbashkët Departamenti amerikan I Shtetit dhe BE-ja njoftojnë se takimi I paradokohshëm midis Sekretarit amerikan Entoni Blinken dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhozep Borel, SHBA-të dhe BE-ja janë pajtuar që në mënyrë plotësuese ta përforcojnë angazhimin e përbashkët në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur progresin e rajonit në rrugën evropiane.

DASH – BE

“Ky rajon i takon BE-së. Integrimi do ta përforcojë stabilitetin dhe do të kontribuojë për prosperitetin e qytetarëve të rajonit. Në këtë kontekst potencojmë se negociatat aderuese me Shqipërinë dhe RMV-në duhet të fillojnë pa vonesa”

Uashingtoni dhe Brukseli më tej theksojnë se dialogu është mekanizmi kyç për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

DASH – BE

“Përshëndesim dhe mbështesim angazhimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe përsërisim se dhuna ndaj civilëve, gazetarëve, policisë dhe autoriteteve tjera janë të papranueshme”

SHBA-të dhe BE-ja u kanë bërë thirrje forcave politike në Mal të Zi që të punojnë bashkë për të mbajtur orientimin strategjik konform përcaktimit të popullit malazez që të arrihen reformat e domosdoshme për t`I realizuar shpresat e tyre për të ardhmen në BE.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia