close
Rajoni

DASH: SALI BERISHA “PERSON NON GRATA” NË SHBA

DC66D99A-B870-4068-8208-34D69C58FA3F

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shpallur “non grata” ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Në një njoftim në rrjetin social Twitter, Blinken thotë: Veprimet korruptive të ish-Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.

DASH ka publikuar në faqen zyrtare vendimin e plotë ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se, nëpërmjet këtyre veprimeve, ish-kryeministri ka pasuruar aleatët e tij politikë dhe familjen e tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar. Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrin Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Vendimi i plotë i publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë, si dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar, në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë. Ky përcaktim është bërë në bazë të Rregullores 7031 (c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme dhe Programet Përkatëse të Financimeve, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht si të papërshtatshëm bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike thelbësore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. DASH do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të shfaqur përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”. /TvKlan/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia