close
Vendi

DASHTEVSKI: PËRGATITJET PËR ZGJEDHJE ECIN SHUMË MIRË

3D25E9DF-8D1A-420D-A9EF-6B133C59A05D

MBËRRIN SERVERI PËR ZGJEDHJET


Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve po kompletohet pajisja për realizimin e zgjedhjeve lokale më 17 tetor, pasi këtë fundjavë përfundoi afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarëve në 80 komuna në Maqedoninë e Veriut. Gjithsejt 297 individë nga partitë politike ose me mbështetjen e grupeve të qytetarëve do të luftojnë për pozitat e kryetarëve të komunave, ndërsa për këshilltarë në të gjitha komunat dhe në qytetin e Shkupit janë dorëzuar 546 lista.

Të dhënat nga lista zgjedhore, me të gjitha ndryshimet që i kanë dorëzuar qytetarët dhe institucionet, para zgjedhjeve lokale për më shumë se një muaj, këtyre ditëve do të barten në server të ri, që e ka porositur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në mes tjerash edhe për identifikim të votuesve përmes shenjave të gishtërinjve.

ALEKSANDSAR DASHTEVSKI, KSHZ

“Ngadalë po arrin gjithë pajisja, për dy-tri ditë do të kemi dërgesë të re, më e madhe se 950 terminale, ndërsa për një javë do të arrijnë edhe të tjerat, kështu që do të fillojmë me punë. Në qoftë se serveri punon mirë do t’i përgatisim për edukim kryetarët dhe zëvëndësit e shtabet zgjedhore dhe do të vihet në funksion gjithë operacioni. Do të thotë se procesi ecën më shumë se mirë.”

Nga gjithsejt 297 kandidatë për kryetarë komunash, votuesit zgjedhje më të madhe do të kenë gjatë zgjedhjes së “babait të qytetit” në Shkup, gjithsejt 12 emra. Për komunën Qendër, Tetovën, Strugën dhe Vrapçishtin në garë janë nga shtatë kandidatë, ndërsa në Manastir, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisela Vodë dhe Shuto Orizarë – nga gjashtë kandidatë. Për herë të parë në këto zgjedhje do të përdoren terminale për leximin e shenjave të gishtërinjve, si mënyrë për verifikim të identitetit të votuesve, gjë për të cilën janë pajtuar të gjitha partitë politike. Janë porositur gjithsejt 4 mijë terminale, nga prodhuesi gjerman “Dermalog”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia