close
Top LajmeVendi

DEBAT NË KUVEND: PËR MIJALKOVIN, MONSTRËN, VAKSINAT…

E384383F-BA8F-41D7-AFFF-5F3C42E7D402

SEANCË PËR PYETJE TË DEPUTETËVE


 Arratisja dhe kthimi i Mijalkovit, mungesa e vaksinave në vend, vendimet gjyqësore – këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve të parashtruara sot në Kuvend, në seancën e rregullt për komunikim në mes deputetëve dhe ministrave të qeverisë. Opozita vazhdon të akuzojë për “marrëveshje” në mes Qeverisë dhe Mijalkovit, gjë që Ministri i punëve të brendshme e kundërshtoi ashpër. Pohimin se vendimi i përsëritur për rastin “Monstra” është i padrejtë, kryeministri u përgjigj se “kjo është çështje e sistemit juridik”.

Pushteti dhe opozita sot në Kuvend u përplasën në lidhje më atë nëse pas rastit “Mijalkov” qëndron marrëveshje politike, siç pohon Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

IGOR JANUSHEV, VMRO-DPMNE

“Në qoftë se nuk gënjehem pikërisht ju keni deklaruar gjatë ditës së djeshme se nëse nuk do të dorëzohej deri në orën 21 do të arrestohet. E keni ditur ku është, pse nuk e arrestuat para se të paraqitet. Kjo është deklarata juaj, jo e imja. Keni qenë në komunikim, ose u morët vesh që vetë të paraqitet dhe e pritët?” 

Ministri i punëve të brendshme kategorikisht i ka hedhur poshtë akuzat.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME 

“Gjithmonë hajduti bërtet më shumë mbajeni hajdutin dhe pyet pse ka pasur procedura të tilla. Ato teza që ngrihen tani se dikush është marrë vesh me dikë, për një rast të caktuar, mendoj se kundërshtohen me njëra-tjetrën…për çka është marrë vesh, të ikë ose të kthehet para drejtësisë.”

Deputeti i opozitares “Alternativa” edhe në foltoren e Kuvendit i ka shprehur dyshimet se vendimi në gjykimin e përsëritur për rastin “Monstra” është i gabuar, ndërsa vrarësist e vërtetë janë të lirë.

SKËNDER REXHEPI, ALTERNATIVA 

“Sot ata që e kanë kryer maskarën e këtillë me fëmijë të pafajshëm janë të lirë dhe lëvizin në rrugë. Nuk jemi fëmijë, jemi të rritur dhe e dimë se kur bëhet fjalë për terrorizëm duhet të ketë organizatorë, duhet të ketë palë që e merr përgjegjësinë, duhet të dihet motivi, cili është qëllimi i tyre.”

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se rasti duhet të çlirohet nga politika, sepse për herë të dytë ka kaluar në sistemin gjyqësor.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Unë gjithmonë bashkëndjej me të gjithë, por duhet ta dimë se sundimi i së drejtës është i domosdoshëm. Vërtetoj se nuk ka asnjë ndikim, as përpjekje për ndikim, për këtë rast ose për çfarëdoqoftë rast tjetër, nuk do të ketë as në procedurat e mëtejshme, para Gjykatës së Apelit, para Gjykatës Supreme, sepse kjo është kohë e kaluar e kryer.”

Deputeti i opozitës Antonio Miloshoski nga foltorja e Kuvendit rikujtoi se kryeministri Zaev disa herë ka premtuar furnizim të shpejtë ose donacion të vaksinave kundër Covid-19, por se vendi edhe më tej nuk ka blerë asnjë vaksinë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia