close
Top LajmeVendi

DEBAT PUBLIK PËR LIGJIN E PROKURORISË PUBLIKE

EKSPERTË DHE DEPUTETË DEBATOJNË PËR TË ARDHMEN E LËNDËVE TË PSP-së


Debati që deri tani zhvillohej në mes grupeve të punës të pushtetit dhe të opozitës, për propozim-ligjin  për Prokurori Publike, prej sot u zgjerua me pjesëmarrjen e prokurorëve publikë, profesorëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, me qëllim që të përafrohen dallimet dhe të mbështetet propozimi i qeverisë me dy të tretat e votave në Kuvend. Që në fillim, deputeti i opozitës Antonio Miloshoski me një pankartë të madhe e pengoi debatin duke e kontestuar bartjen e lëndëve të ngritura nga PSP-ja në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion.

Së pari ministrja e Drejtësisë i arsyetoi qëllimet kryesore, por edhe pengesat rreth propozimit më të ri të qeverisë për Prokurori Publike, pasi opozita i hodhi poshtë versionet e mëparshme.

“Një nga vërejtjet që dëgjohet në opinion dhe theksohet është se nuk duhet të përmendet kompetencë rreth ndjekjes joligjore të komunikimeve dhe atyre veprave penale prej të cilave dalin ato incizime.” -tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Prokurori Publik i shtetit Lubomir Joveski bëri thirrje që në vend të pazarllëqeve politike të ketë miratim të ligjit, i cili siç tha, e harmonizon jurisprudencën vendase me atë evropiane.

“Kush do të sigurojë kushte themelore për prokurori të fuqishme, profesionale, joselektive dhe të përgjegjshme. Zgjidhjet në ligj nuk duhet t’i kënaqin interesat politike ditore, as të jenë rezultat i pazarllëqeve.” –deklaroi Lubomir Joveski, Prokurori Publik i Shtetit.

Gjatë fjalimit të Prokurorit Joveski, praninë e të cilit në debat insistonte opozitarja VMRO-DPMNE, deputeti Antonio Miloshoski me disa bashkëpartiakë e bënë këtë.

Qëllimi i këtij incidenti, siç tha Miloshoski, ishte që ta pyesë Joveskin nëse vetë ai i respekton ligjet, duke aluduar në letrën me të cilën prokurorja speciale e shkarkuar Katica Janeva i barti lëndët nga PSP-ja në prokurorinë shtetërore, që për Miloshoskin është akt i jashtëligjshëm.

“Sipas ligjit, prokurori që është në paraburgim duhet të largohet nga vendi i punës, ky është urdhër që zotëri Joveski nuk e respekton dhe mendojmë se nuk është mirë nga ana e tij.” – vlerëson Antonio Miloshoski, VMRO DPMNE.

Vijuan mendimet e ekspertëve nga profesoresha Gordana Siljanovska, e cila konsideron se debati për ligjin duhet të zhvillohet në Kuvend, jo jashtë këtij  institucioni, të Vlado Kambovskit i cili kishte dilema rreth ruajtjes së bisedave telefonike për të cilat ka punuar PSP-ja, por edhe të  profesorit Gordan Kalajxhiev.

“Neve në ligj na mungon mjet për luftë efikase me korrupsionin e lartë dhe krimin, që ishte pasqyriv, Profem që deri vonë ishin suksese të PSP-së, në të cilën deri vonë betohej edhe vetë LSDM-ja dhe një nga qëllimet skryesore të zgjedhjeve presidenciale ishte se nuk do të lejohet të shuhet PSP-ja, por do të jetë organ i përhershëm.” -thekson Gordan Kalajxhie, Profesor.

Qëllimi i debatit publik, që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, është që me ndihmën e interpretimeve të ekspertëve të arrihet në dy të tretat e votave në Kuvend, shumicë të cilën tani qeveria nuk e ka, për mbështetje të propozim-ligjit të qeverisë edhe atë deri më 11 shkurt, para shpërndarjes së Kuvendit, për shkak të zgjedhjeve në prill të këtij viti. Miratimi i këtij ligji mendohet se do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut të marrë datën për negociata me Bashkimin Evropian, pasiqë u bë e qartë se këtë e presin disa vende anëtare, para së gjithash Franca dhe Holanda. /Biljana Georgievska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia