close
Rajoni

DEBATI KOSOVË-SERBI: MERKEL E PËRCJELL ME “BRENGOSJE TË MADHE”

07EC5036-2F5B-40D9-BF78-97980BD8F15F_cx0_cy6_cw0_w1023_r1_s

Kancelarja gjermane i shkruan Isa Mustafës  


Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se po përcjell me “brengosje të madhe” debatin rreth ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një letër dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kancelarja Merkel, ka theksuar se “edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju, po e përcjell me brengosje të madhe”. Kreu i LDK-së i ka nisur një shkresë Merkelit një shkresë më 28 shtator, përmes së cilës e ka njoftuar atë me qëndrimet e tij rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave Merkel ka deklaruar se konsultimet e shteteve anëtare të BE-së për këtë temë “janë duke vazhduar”.

”Unë jam e vetëdijshme sa e rëndësishme është arritja e udhëtimeve pa viza për qëllime turizmi për vendin tuaj. Thelbësore për Gjermaninë në këtë rast është plotësimi pa përjashtim i të gjitha kritereve, para se mund të jepet liberalizimi i vizave. Konsultimet e shteteve anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje janë duke vazhduar”, ka thënë Merkel në letrën dërguar Mustafës, thuhet në një komunikatë për media të LDK-së.

Kancelarja Merkel edhe në të kaluarën është deklaruar kundër idesë së Thaçit për kufijtë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia