close
Rajoni

DËBORA E MADHE PARALIZON KRYEQYTETIN GREK

Screenshot_2-45

Moti i keq ka goditur shtetin grek. Ekipet e shpëtimit dhe ushtria  kanë punuar gjatë natës për të evakuuar mijëra njerëz që mbeten të bllokuar në makinat e tyre në një autostradë të Athinës.

Dëbora e cila mbuloi tërësisht Athinën bëri që  të shkaktohej një kos i madh në rrugët e kryqytetit për shkak të trafikut. Ndërsa disa rajone po përballen me probleme në furnizimin me energji elektrike si pasojë e  stuhisë ‘Elpis’.

Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se ekipet po punojnë për të zgjidhur problemin në të gjitha ato zona që janë  prekur rëndë. Përvec çerdheve, kopshteve  dhe shkollave të mbyllura do të jenë edhe  bizneset private, me përjashtim të supermarketeve.

Tejet e vështirë paraqitet situata edhe në Turqi, ku reshjet e dendura të dëborës kanë goditur qytetin më të madh të vendit, Stambollin. Reshjet e mëdha të borës që kapluan qytetin shkaktuan bllokime të trafikut në shumë lagje dhe mbylljen e aeroportit. Shumica e shkollave tashmë janë mbyllur ndërsa  qendrat tregtare në qytet do të mbyllen në orën 19:30 sipas kohës lokale.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia