close
Rajoni

DEKLARATA E KURTIT: SERBËT E KOSOVËS NË BEOGRAD

Screenshot_8

Paralajmërojnë kundërshtim të fuqishëm serb


Serbinë e kanë irrituar qëndrimet politike të Albin Kurtin. Lista serbe dhe rreth 60 përfaqësues kanë arritur në kryeqytetin serb. Kanë miratuar një deklaratë me pesë pika duke paralajmëruar një kundërshtim të fuqishëm serb. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuric, ka thënë se Kurti dëshiron ta kthej situatën në vitin 1999. Serbët do të detyrohen të braktisin cdo institucion e vend pune nëse bëhet presion ndaj institucioneve dhe të drejtave të tyre. Nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë.

“Përfaqësuesit serb janë të gatshëm që të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare do të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës nëse dikush tenton që serbët ti trajtoj si qytetar të rendit të dytë dhe do të zbatoj metoda institucionale të terrorit.” –tha Marko Gjuriq, Zyra për Kosovën, Serbi.

Një intervistë e Kurtit në serbisht ka acaruar edhe më shumë Beogradin, shoqëruar me disa incidente kur gjatë transmetimit në oborrin e televizionit N1 u hodhen disa parulla me figurën e gazetarit që intervistoi Kurtin dhe kryeministrit, Edi Rama. Gjuric, e dënoi incidentin, por tha se Kurti po paraqitet si ujk nën lëkurën e qengjit. Reciprocitetin, e ka quajtur edhe më të rrezikshëm se sa tarifën 100 për qind. Serbët rrespektojne vullnetin e votës se shqiptarëve, por pa Listën Serbe nuk ka bashkëpunim.

“Serbët nuk janë faktor të krizave, por kanë qenë viktima të krizave të inskenuara që ka patur për qëllim paraqitjen e tyre si monstra politike që për qëllim kanë patur ndikimin e tyre në institucione. Serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe jot ë jenë qyetarë të rëndit të dytë.` –deklaroi Marko Gjuriq, Zyra për Kosovën, Serbi

Shefi i zyrës për Kosovën tha se serbët duan dialog, por kjo ndikon në mos vazhdimin e tij. Serbët e Kosovës, siç tha Gjuriq, mund të llogarisin në Serbinë edhe financiarisht. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia