close
RajoniTop LajmeVendi

DEKLARATA E ZAEVIT: BEOGRADI ZYRTAR I REZERVUAR

Deklarimet e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, i ka transmetuar tërë rajoni. Për Serbinë thotë se është e afërt me rusët dhe shpreh frikën për Kosovën. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar në shtypin serb, por Beogradi zyrtar duket se ka zgjedhur të jetë i matur dhe nuk ka reaguar për grackën që ka rënë shefi i ekzekutivit në Shkup.
Mitke Arnaudov, është analist dhe gazetar maqedonas, që kryeqytetin serb e ka kthyer në shtëpi. Ai thotë se ky është incident i rënd, pasi videoja mund të quhet shaka, por jo edhe deklarimet në të.

“Kryeministri maqedonas nuk ka thënë shumë gjëra të reja pasi është i njohur qëndrimi për Prishtinën përveç nëse e marrim parasysh deklarimet për idenë për zgjidhjen për të cilën nuk flitet kaq zëshëm as në Beograd e as në Prishtinë. Mendoj se së pari palet që janë në dialog duhet të jenë ata që japin alternativat dhe idetë për zgjidhje.” –tha Mitke Arnaudov, Gazetar.

Beograd-Shkup ishin qetësuar gjakrat që dy-tre vitet e fundit kishin sjellë deri tek tërheqja e trupit diplomatik serb. Këtu në korridorin e dhjetë që lidh dy kryeqytetet me autostradë, festës i ishte bashkuar edhe kryeministri maqedonas. Por, përveç shtypit, nuk ka reaguar spektri politik.

Dushan Janjic, thotë se megjithatë ideja e shkëmbimit është ende e gjallë, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare. Kjo ide ka prodhuar bllokimin e dialogut, kurse rifillimi i tij duket larg.

“Kur tri parimet e Grupit të kontaktit të vitit 2004 të jenë sërish, pra e para është zgjidhje paqësore pra dialog, e dyta nuk ka ndryshim të kufirit dhe nuk ka bashkim me shtete të tjera. Këtu i shtohet normalizimi dhe e ardhmja euroatlantike, atëherë Vuçiq dhe Thaçi do të ftohen në Paris.” –deklaroi Dushan Janjiq, Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.

Serbia pret për vizitë presidentin francez, Emanuel Macron, javën e ardhshme dhe shpreson që dialogu do të rikthehet pasi e ka të rëndësishëm kompromisin. Por, modelet e zgjidhjes kanë shtuar dyshimet për fundin e tij. /Idro Seferi, Beograd/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia