close
Rajoni

DEKLARATAT E LAJÇAKUT: REAGIME NË KOSOVË

2B63419A-80D1-4305-B820-5BADF54CAD9A

HIDHET POSHTË DEKLARATA E EMISARIT SPECIAL TË BE-së


Ka zgjuar reagime në Kosovë deklarata në Beograd e emisarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak  se për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe është arritur pajtim në Kosovë dhe se hapi i ardhshëm është të flitet për statutin e tij.

Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani ka hedhur poshtë deklaratën e Lajcakut duke thënë se qëndrimi i saj në takim ishte i kundërt me atë që e ka thënë në Beograd.

“Ajo që ka deklaruar në Serbi absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kam thënë pikërisht të kundërtën, që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës. Unë edhe gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta. Ato citime të tij i shoh shumë shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare e realitetin.” tha Vjosa Osmani, Kryetarja e Parlamentit të Kosovës

Sipas saj nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive.

Lajcakut i ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhnësi Përparim Kryeziu ka shkruar në Facebook se në takimin e LVV-së me Lajcakun nuk është përmendur fare cështja e Asociacionit. Sipas tij kjo cështje nuk është hapur fare pasi që Lajcak i di mirë qëndrimet e LVV-së kundër këtij asociacioni.

Lajcak në Serbi gjithashtu ka thënë se  Kosova duhet ta ndryshoj Kushtetutën në mënyrë që e njëjta të përshtatet me Asociacionin. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia