close
Top LajmeVendi

DEKRETI I BAJDENIT: NË “LISTËN E ZEZË” MINUESIT E “PRESPËS” DHE “OHRIT”

B58AA110-362D-4051-9F8C-C35AC38CACE9

ZAEV: MESAZHE INKURAJIMI DHE PARALAJMËRIMI


Mesazhe inkurajimi dhe motivimi që Qeveria t`i vazhdojë politikat aktuale dhe paralajmërim për të gjithë ata që minojnë të ardhmen e vendit. Ky ka qenë reagimi i Kryeministrit Zoran Zaev pas vendimit të Presidentit Bajden i cili nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin edhe ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Jam I kënaqur që SHBA-të përmes Presidentit Bajden vendosën fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor, për vlerat për të cilat angazhohet kjo Qeveri, por janë edhe mesazhe kundër të gjithë atyre që pengojnë këto vlera demokratike. Turpin le ta mbanë me vete të gjithë ata që po përpiqen që t`I minojnë këto vlera. Kemi inkurajim që të vazhdojmë me vlerat demokratike por edhe t`I luftojmë dukuritë devijuese”  

VMRO-DPMNE-ja, duke mos e kontestuar të drejtën e SHBA-ve për mbrojtje të interesave të tyre kombëtare, thekson se kjo parti edhe më tej do të udhëhiqet nga vullneti i popullit në raport me Marrëveshjen e Prespës, duke aluduar në referendumin për këtë çështje, në të cilin Marrëveshja nuk e mori mbështetjen e dëshiruar. 

ANTONIO MILOSHOSKI, VMRO-DPMNE

“Ne jemi legalistë dhe vetëm këtë mënyrë do ta respektojmë si raport kundrejt kësaj marrëveshje. Ajo që është posaçërisht e rëndësishme për ne është që të respektohet vullneti i popullit dhe ajo që e vërrejmë me kënaqësi është se vendoset theks në luftën kundër korrupsionit në gjithë rajonin”

I pari i Diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani përmes tuiterit ka përkrahur vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden, duke përmendur me këtë rast paralajmërimet për obstruksionet ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe të Ohrit.

Ndërkaq, nga opozita shqiptare në RMV e vlerësojmë si jo serioze tendencën e qeverisë, sic thonë, për të fshehur dështimin e tërësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke ju qasur këtij urdhërim vetëm nga prizmi politik i marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia