close
Bota

DEL NË SHITJE VILA MË E SHTRENJTË NË AMERIKË

mansion

Shtëpia më e shtrenjtë dhe luksoze në Amerikë, e shtrirë në një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe e pajisur me 5 pishina, sallë kinemaje dhe një garazhd për 30 makina, ka dalë në shitje për çmimin e kripur 295 milionë Dollarë.

Mund të thuhet që ky “resort”, për ndërtimin e të cilit u deshën 8 vite, më herët vlerësohej 340 milionë Dollarë, por pronari i saj ka vendosur që ta nxjerrë në ankand në muajin Shkurt nëse nuk shitet shpejt.

Nëse shitet në çmimin e caktuar 295 milionë Dollarë, prona që njihet me nofkën “The One” do të kalojë dhe apartamentin që u ble nga miliarderi Ken Griffin në Manhattan në 2019 për 238 milionë Dollarë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia