Delegacioni i BE-së në Shkup për KlanM: Rasti Ruskovska-Muaremi të zgjidhet nga organet kompetente

Në lidhje me kërkesën e prokurores publike Vilma Ruskovska drejtuar ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare në lidhje me presionet nga Drejtori i Policisë finaciare, janë deklaruar nga delegacioni i BE-së në Shkup. Nga atje theksojnë se BE ndjek nga afër të gjitha zhvillimet, përfshirë edhe këto dhe se sundimi i së drejtës është ndër prioritetet më të larta, por se çështja konkrete, duhet të trajtohet nga organet kompetente.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Bashkimi Evropian po i ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e ndërlidhura, përfshirë edhe shkëmbimet e fundit publike. Zbatimi i sundimit të së drejtës është një ndër prioritetet më të larta të Bashkimit Evropian. Është një pjesë esenciale e klasterit të ardhshëm të negociatave për vlera themelore, i cili është klasteri i parë që do të hapet në negociatat qasëse me BE-në. Ligjet në fuqi përshkruajnë kompetencat përkatëse të autoriteteve nacionale dhe mënyrat e bashkëpunimit të tyre të përbashkët, të cilat duhet të respektohen. Kjo çështje duhet të trajtohet nga autoritetet kompetente”, deklaruan nga Delegacioni i BE-së në Shkup për Klan Macedonia.

Reagimi i delegaionit të BE-së vjen pasi Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, u bëri thirrje të gjitha ambasadave ndërkombëtare, para së gjithash Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, “që njëherë e përgjithmonë të kontrollohen të gjitha faktet dhe të sqarohet se kush në këtë vend lufton kundër krimit dhe kush e kryen krimin”./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share