close
Top LajmeVendi

DELEGACIONI I NATO-s NË MAQEDONI: INKURAJIM PËR TË VAZHDUAR 

nato-mk-804×380

Për NATO-n me rëndësi është stabiliteti i vendit dhe rajonit


Një delegacion i Komitetit ushtarak të NATO-s qëndron në Maqedoni për të skenuar gatishmërinë e vendit për anëtarësim në Aleancë. Kompetentët thonë se takimi nuk është I rastit dhe dëshmon se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO tashmë nuk është një qëllim i pamundshëm.

ARM-ja dhe Maqedonia ishin nikoqir të trupit më të lartë të NATO-s, Komitetit ushtarak dhe zëvendës Kryesuesit të këtij Komiteti Stiven Shepro.

“Sapo përfunduam takimin e komitetit ushtarak dhe morëm informata nga shtatmadhoria dhe ministria e Mbrojtjes për pasqyrën strategjike të mbrojtjes dhe për reformat dhe siç u përmend kjo paraqet një mundësi e vecantë për ne që të marrim informacionet e dorës së parë për përparimin e reformave të mbrojtjes dhe sigurisë.”

Stiven Shepro ka thkesuar se po punohet në planin por edhe zbatimin e të njëjtit për zgjerimin e aleancës si dhe për mbrojtjen dhe përforcimin e vlerave të bazuara në disa shtylla mes të cilëe puna në kontinuiutet, përgjegjësi dhe obligime, edukim dhe krijimin e liderëve të aftë në të ardhmen.

“Partneriteti kultivon këto vecori siç thashë ekziston një moment që duket dhe kontribuon për vlerat dhe qëllimet e përbashkëta.

Gjeneral Majori i ARM-së Vasko Gjurcinovski ka shfaqur falënderim për këtë vizitë të nivelit të lartë të NATO-s duke nënvizuar se ARM-ja është një aleat besnik i aleancës veriatlantike.

“Pjesëmarrja shumëvjeçare në misionet e NATO-s, mësimet nga stërvitjet e shumta janë dëshmi se oficerët dhe nënoficerët dhe ushtarët profesionistë janë plotësisht interoperues me kolegët e tyre të vendeve të aleancës dhe se me pranimin në NATO, aleanca do të fitojë edhe një aleat besnik ku mund të mbështetet sikurse deri më tani.”

Qëllimi strategjik i RM-së është integrimi në NATO dhe me vizitën e delegacionit të lartë të aleancës konfirmohen marrëdhëniet e partneritetit dhe përparimi për integrimin më të shpejtë në aleancën veriatlantike. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia